×
  • Sport
  • Sport

    “Vedat Muriqi është si Lewandowski, do të jetë në Bayern pas dy ose tri sezoneve”

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 23:30

    Max Kruse beson se Vedat Muriqi pas dy apo tre sezoneve do të jetë pjesë e gjigantit gjerman, Bayern Munich


    Vedat Muriqi po shkëlqen si me Fenerbahcen ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës dhe për të tani po interesohen shumë klube të mëdha evropiane, shkruan Reporteri.net

    Max Kruse, i cili e ka bashkëlojtarë prizrenasin te Fenerbahce beson që ai pas dy apo tre sezoneve mund t’i bashkohet Bayern Munichut.

    Gjermani ka thënë se Muriqi është si Robert Lewandowski.

    “Vedat Muriqi është si Lewandowski. Mendoj se ai do të transferohet në Bayern Munich brenda dy ose tri sezoneve”, ka thënë 31-vjeçari për gazetën gjermane Badische Zeitung. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!