×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka i dërrmuar, tre futbollistë të Arsenalit e vizitojnë në shtëpi kapitenin

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 18:11

    Ngjarja e mbrëmshme e Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Crystal Palaces ishte njëra ndër më të çuditshmet ndonjëherë.


    Kapiteni i Arsenalit u zëvendësua gjatë pjesës së dytë dhe gjersa po largohej nga loja, ai u vërshëllye e u fye nga tifozët me ç’rast as ai nuk qëndroi duarkryq duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, shkruan Reporteri.net

    Xhaka madje nuk kishte qëndruar fare deri në përfundim të ndeshjes, por ishte larguar për në shtëpi menjëherë pas zëvendësimit.

    Tre futbollistë të ekipit të parë raportohet se e kanë vizituar Xhakën në shtëpi për ta konsoliduar atë emocionalisht, pas situatës që e kaloi në këtë ndeshje.

    Lucas Torreira kishte mbetur i shokuar nga sjellja e tifozëve të Arsenalit kundrejt kapitenit kosovar me ç’rast kishte shpërthyer në lot, për t’u konsoliduar më vonë nga Hector Bellerin e Unai Emery.

    Pas këtij rasti, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se klubi duhet të qëndrojë i qetë, por me shumë mundësi Xhaka do të dënohet me heqjen e shirit të kapitenit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!