×
  • Sport
  • Sport

    Xhudistët nga Kosova në Budapest në kërkim të pikëve të reja olimpike

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 22:19

    Nga e premtja e deri te dielën në kryeqytetin e Hungarisë në Budapest, do të mbahen garat e xhudos Grand Prix 2019, njofton Federata Ndërkombëtare e Xhudos.


    Në këto gara padyshim se pjesëmarrëse do të jenë edhe super xhudistët nga Kosova.

    Me këto gara ato synojnë vazhdimin e rrugës drejt normës olimpike “Tokio 2020”.

    Tri medalistet tona në Lojërat Evropiane Minsk 2019, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të kërkojnë medaljet e reja.

    Nesër në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!