Zbulohet nga dolën shishet e ujit në duart e tifozëve

Në “Air Albania” nuk shkoi asgjë siç duhej për rezultatin e takimit ndaj Polonisë dhe njëkohësisht për imazhin e lënë nga Shqipëria.

Të gjithë ishim përgatitur për një festë të madhe të futbollit, por rezultoi ndryshe. Menjëherë pas golit të Sëiderskit, lojtari polak shkoi te tifozët shqiptarë duke festuar para tyre. Kaq mjaftoi që mbështetësit e Kombëtares tonë të hidhnin shishet e ujit në drejtim të tij.

Por në fakt është jo pak e habitshme pasi Policia e Tiranës nxori qysh në krye të herës njoftimin se shishet e ujit nuk duhej të futeshin në stadium.

Kontrolli është ushtruar i rreptë dhe gjithçka ishte për mrekulli në nisje të takimit.

Por çfarë ndodhi më pas? “Ora News” ka zbuluar se kompani të kateringut nisën që të shisnin shishe me ujë dhe njëkohësisht kanaçe me birra, duke krijuar gjithë rrezikun e madh.

Në çdo vend tjetër kjo evitohet dhe shitja bëhet vetëm në gota plastike. Por nga e gjitha kjo që ndodhi, merret mësimin se duhet të ushtrohet një kontroll i imtësishëm edhe në kompanitë e kateringut para nisjes së ndeshjeve.