×
  • Extra
  • Stil

    Coronavirusi, një qendër tregtare në Tajlandë në vend të pullave, liftet i bën të lëvizin me pedale

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 20:20

    Një qendër tregtare në Tajlandë ka ndërruar butonat e nisjes së liftit nga pullat që shtypen me gisht zakonisht tek pedalet e këmbëve, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si dhe të ndihmojë në rivendosjen e normalitetit dhe t’i bëjë blerësit të shpenzojnë përsëri.


    Konsumatorët në sheshin Seacon të Bangkok u befasuan dhe u hutuan këtë javë derisa gjeten pedale para ashensorëve dhe brenda. Por ata mirëpritën përmirësimin e ri, si një veprim i zgjuar për të qëndruar të shëndetshëm.

    “Ata bënë një punë të mirë në përgatitjen e kësaj. Ndihem shumë më e sigurt sepse ne i përdorim duart tona për të bërë gjëra të ndryshme gjatë gjithë kohës”, tha një klient shkruan Reuters, transmeton Reporteri.

    “Tani që ne mund të përdorim këmbën tonë për të shtypur ashensorin, është vërtet e shkëlqyeshme.”

    Tajlanda hapi qendra dhe dyqane të dielën për herë të parë që nga muaji Mars, faza e saj e dytë e masave relaksuese pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit po ngadalësohet. Ajo ka konfirmuar 3.034 raste dhe 56 vdekje.

    Ekonomia e saj, e dyta më e madhe e Azisë Juglindore, u shty këta muaj drejt një recesioni, më shpejt sesa pritej, pasi shpërthimi i koronavirusit goditi turizmin dhe aktivitetet tjera në vend.

    Prote Sosothikul, nënkryetar i Seacon Development, i cili mbikëqyr qendrën tregtare, tha që pedalet e këmbëve u jepnin blerësve një qetësi mendore.

    “Mënyra më e lehtë për t’u infektuar është kur prekni një objekt që është ndotur,” tha ai.

    “Më në fund prekni fytyrën tuaj dhe virusi do të shkojë në gojën tuaj, në sytë tuaj ose çfarëdo. Kështu që ne erdhëm me këtë ide të një ashensori që operon me kembë e jo me dorë. “/Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!