×
  • Extra
  • Stil

    Ndërtuan shtëpi në vlerë gjysmë milioni dollarë vetëm duke shikuar video në Youtube

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 15:05

    Shtëpisë së saj dy katëshe  që përbëhet nga një bibliotekë, një garazh për tre makina, pesë dhoma gjumi, sot i ka arritur vlera rreth gjysmë milioni dollarë.


    Është e vështirë të besohet se një familje pa ndonjë përvojë në ndërtimtari mund të ndërtonte një shtëpi në dy kate me pesë dhoma duke marrë udhëzime në YouTube, por Cara Brookins dhe katër fëmijët e saj janë prova e gjallë që kjo mund të bëhet në qoftë se ekziston vullneti, transmeton Reporteri.net.

    Djali i madh i saj, Drew ndihmoi nënën Caro të krijonte një dizajnin e shtëpisë dhe të merrte miratimin nga qyteti për të kryer ndërtimin, vajza e saj Jada ndihmoi në sigurimin e ujit për të përzier materialin, ndërsa vajza tjetër gatuante ushqim për të gjithë ata.

    Kaluan nëpër të gjitha fazat: nga themeli deri te ndërtimi i mureve të shtëpisë. Kur inspektorët për inspektimin e shtëpisë erdhën, mbetën të habitur pasi çdo gjë ishte bërë në mënyrë profesionale. Ata nuk arritën të besojnë se kjo shtëpi e mahnitshme ishte ndërtuar nga një nënë pa asnjë dijeni elementare në ndërtimtari./Reporteri.net

    Shikoni videon:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!