A duhet t’i shkruani dikujt që ua lë ‘’seen’’ vazhdimisht?!

E vetmja gjë më e keqe se sa një bisedë ndarjeje me sy të përlotur është kur një situatë përfundon pa asnjë lloj bisede apo sqarimi.


Ai (ose ajo) jua lë “seen” dhe ju e gjeni veten duke u përpjekur të kuptoni çfarë do të thotë kjo.

Gjithçka po shkonte mirë derisa biseda vërtitet më shumë rreth dërgimit të emoji-ve, derisa dikush nuk shkruan më.

A duhet ta rifillosh bisedën?

Nëse më parë keni dalë dhe keni kaluar mirë, ose thjesht keni bërë biseda shumë të gjata e të këndshme online (pa dalë në jetën e vërtetë) dhe tani nuk ju vjen më asnjë njoftim është normale të pyesni se çfarë ndodh.

Diçka e tillë, e lënë përgjysmë mund t’ju bëjë paksa konfuzë.

Sipas psikologut klinik, Joshua Klapow, PhD, “closure” (mbyllja e një kapitulli/periudhe në jetë) i referohet gjendjes psikologjike dhe emocionale të përpunimit të plotë të një përvoje jetësore. Ka të bëjë me përfundimin e një historie që ka një fillim dhe një mes, por nuk ka një fund. Prandaj, njerëzit kanë nevojë për “closure”/sqarim.

Sidoqoftë, kjo mund të jetë shumë subjektive. Disa njerëz mund ta përpunojnë ndarjen ose përfundimin e një njohjeje duke kaluar kohë vetëm, të tjerë mund të kenë nevojë t’i shprehin me fjalë ndjenjat e tyre etj. Nëse mendoni se edhe ju jeni në këtë fazë të njohjes – ku mund të keni nevojë për një sqarim, atëherë pse jo?

Ja disa ide se nga t’ia filloni:

– Hi! Jam e lënduar dhe konfuze nga mënyra se si i mbylle gjëra, shkruan anabelmagazine. Nëse je dakord, do doja të flisnim dhe ta sqaronim këtë.

– Nuk jam i sigurt çfarë ndodhi mes nesh, por do doja vërtet ta dëgjoja nga këndvështrimi ty.

– E di që je shumë e zënë këto kohë, por do doja të dije nëse je mirë me shëndet dhe mendërisht. S’e kuptova si erdhëm deri këtu.

– E di që nuk ka shumë që nuk po flasim më, por desha të dija nëse je mirë.