×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Apple prezanton Apple Watch Seria 6, që mat nivelin e oksigjenit në gjak

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 19:55

    Apple ka prezantuar sot Serinë 6 të orës së mençur Apple Watch.


    Modeli më i ri i orës së Apple ruan dizajnin e përgjithshëm si paraardhësit e tij, por vjen me një varg sensorësh të rinj.

    Këta sensorë janë të aftë të monitorojnë oksigjenit në gjak, si dhe të monitorojnë më mirë cilësinë e gjumit tuaj, ndër të tjera.

    Apple thotë se Seria 6 mund të bëjë matjen e nivelit të oksigjenit në gjak për rreth 15 sekonda, duke përdorur dritën e kuqe dhe infra të kuqe.

    Seria 6 gjithashtu vjen me një procesor të ri S6, i cili premton performancë deri 20 për qind më të shpejtë sesa paraardhëset.

    Serinë 6 mund ta bleni me ngjyrë ari, grafiti, të kaltër apo të kuqe.

    Apple Watch Seria 6 do të shitet me çmim fillestar prej 399 dollarësh amerikanë dhe është në dispozicion nga sot, 15 shtator – dërgesat do të bëhen nga e premtja, 18 shtator, në SHBA.

    Përveç Serisë 6, Apple sot ka prezantuar edhe Apple Watch Se, një model më ekonomik, që vjen me veçoritë e Serisë 5 të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!