Facebook goditet nga hetimi i katërt i qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, do të hapë një hetim mirëbesimi ndaj Facebook-ut, ka bërë të ditur një burim i afërt me rastin.


Ky është hetimi i katërt i këtij rrjeti social, që gjithashtu përballet me hetime nga Komisioni Federal i Tregtisë, një grup i avokatëve të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut dhe Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve.

Reuters dhe media tjera raportuan në qershor, se agjencitë i kishin ndarë grupet për hetime, me Justice që merrej me Google Alphabet Inc dhe Apple Inc, derisa FTC ndiqte Facebook dhe Amazon.com. Më vonë, Departamenti i Drejtësisë ka thënë se ka hapur hetime ndaj platformave në internet, pa thënë se ndaj cilës, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Kjo bëri që disa vëzhgues të industrisë, të pyesin nëse të dy hetimet federale kanë të bëjnë me njëra tjetrën. Ligjvënësit, në veçanti senatori Mike Lee, kryetari i Komitetit të Gjykatës së Senatit, kritikoi paraqitjen e shqyrtuar javën e kaluar.

Agjencitë në përgjithësi, e kanë një praktikë të takimit për të vendosur se kush do të hetojë dhe për çfarë çështje, por nuk mund të hetojë çështje të caktuara, si për shembull rregullimi i çmimeve.