×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Fjalëkalimet që nuk duhet t’i përdorni

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 18:34

    Përdorimi i fjalëkalimeve që zbulohen lehtësisht në llogaritë e shumëfishta është një boshllëk i madh në zakonet e sigurisë së njerëzve në internet.


    Anketa e Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike (NCSC) zbuloi se shumë përdorues të internetit nuk i dinin mënyrat më të mira për ta mbrojtur veten nga krimi kibernetik. Rreth 42 për qind të njerëzve presin të humbasin para nga mashtrimet në internet.

    Vetëm 15 për qind e 2,500 të anketuarve thanë se dinin shumë rreth asaj se si të mbrohen nga aktiviteti i dëmshëm online, ndërsa më pak se gjysma e të anketuarve thanë se nuk përdorin gjithmonë një fjalëkalim të fortë dhe të veçantë për llogarinë e tyre kryesore, shkruan “Independent”, transmeton Express.

    Fjalëkalimet “12345”, “123456789” dhe “qwerty” u identifikuan nga kërkuesit si më të shpeshtat në nivel global për të pasur qasje në informata të ndjeshme.

    Fjala “fjalëkalim” dhe “1111111” gjithashtu përbënin pesë fjalëkalimet e para të qasura në shkeljet kibernetike globale.

    “Ri-përdorimi i fjalëkalimeve është një rrezik i madh që mund të shmanget – askush nuk duhet të mbrojë të dhëna të ndjeshme me diçka që mund të supozohet, si emri i tyre i parë, ekipi lokal i futbollit ose grupi i preferuar”, tha dr.Ian Levy.

    “Përdorimi i fjalëkalimeve të vështira për t’u menduar është një hap i parë i fortë dhe ne rekomandojmë kombinimin e tri fjalëve të rastit por që janë të paharrueshme. Jini kreativ dhe përdorni fjalë të paharrueshme për ju, kështu që njerëzit nuk mund ta zbulojnë fjalëkalimin tuaj”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!