×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Galaxy S11 mund të ketë një “armë sekrete” për të mundur iPhone 12

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 19:41

    Samsung Galaxy S11 mund të vijë me një karakteristikë të jashtëzakonshme që do t’ju lejojë të matni gjithçka – nga sa u dehidrua trupi juaj deri te sa sheqer ka në Apple Pie të McDonald’s, që duhet ta bëjë jetesën e shëndetshme më të lehtë se kurrë.


    Let’sGoDigital zbuloi një patentë që Samsung paraqiti kohët e fundit për një telefon me një spektrometër të instaluar – një sensor magjik që mat masat e një ushqimi për të përcaktuar se çfarë është e pranishme, së bashku me sasinë specifike.

    Është një teknikë që lejon sensorin të përcaktojë përmbajtjen e ujit përmes lëkurës si dhe vlerën ushqyese të ushqimit, transmeton Telegrafi.

    Në fakt, është kaq e ndërlikuar, mund të gërmojë aq thellë sa të identifikoj përbërësit individual që e përbëjnë atë, si karbohidratet dhe yndyrnat.

    Samsung Galaxy S11 nuk do të ishte i pari telefon që vjen me një spektrometër, nëse ndodhë vërtet.

    Kjo karakteristikë doli në Changhong H2, që u shfaq në CES 2017 dhe u lansua më vonë si në Kinë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

    Samsung thuhet se po përgatit një telefon me një aparat fotografik kolosal 108MP në anën e pasme, me një zmadhim optik të pesë fishtë.

    Gjithashtu është sugjeruar se do të jetë pajisja e parë e kompanisë pa butona fizik.

    Sido që të jetë, Samsung pritet të njoftojë Samsung Galaxy S11 në shkurt 2020, përpara MWC 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!