×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjoba. Gjobë – LDK dënohet me 2 mijë euro për të tretën herë

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 12:04

    Lidhja Demokratike e Kosovë ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID, për të tretën herë.


    Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se LDK-ja është gjobitur me 2000 euro, shkruan Reporteri.net

    “Askush mbi ligjin! Gjoba. Gjobë.” ka shkruar ai.

    Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen grumbuj personash afër njëri-tjetrit dhe pa maska.

    Më parë ishin dënuar edhe partitë tjera si VV, PDK, AAK e Nisma.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!