Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë.
Nga bizneset e lagjes e deri te ato të qytetit, Hamza ka thënë se do ta kenë mbështetjen e qeverisë së tij.
Ai ka thënë se çdo ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit dhe me grante investive deri në 30% do t’i mbulojnë investimet e tyre.
“Nga bizneset e lagjes e deri te ato të qytetit, si këto në Klinë dhe gjithandej Kosovës, do ta kenë mbështetjen e qeverisë sime. Bizneset me qarkullim deri në 10 mijë euro nuk do të tatohen. Ato me qarkullim deri në 30 mijë euro do të tatohen sipas fitimit real, pas zbritjeve të lejuara.
Secili ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit dhe me grante investive deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e tyre.
#MaMirë për çdo biznes të vogël. #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.