Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë disa premtime për sektorin e shëndetësisë.
Ai ka thënë se nëse bëhet kryeministër do të investohen 1.5 miliardë euro për 4 vjet në shëndetësi, 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale; 50% rritje të pagave për mjekët, barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike e të prekurit me kancer, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
Jemi bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër. Jemi bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë!
✅ 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;
✅ 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
✅ 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;
✅ Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;
✅ Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
✅ Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;
✅ Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.
Shëndetësia mundet ma mirë!