Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE në Bashkim Evropian, ka votuar sot pro fillimit të negociatave me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, për Kosovën.
Në një votim në Komitetin LIBE, 49 anëtarë të këtij komiteti votuan pro fillimit të negociatave me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa 13 kanë votuar kundër këtij propozimi.
Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja e Komitetit LIBE të BE-së në rrjetin social Tëitter. Komiteti ka bërë të ditur se ky propozim duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian, në mënyrë që të hyjë në fuqi.
“Komiteti LIBE pajtohet të fillojnë bisedimet me Këshillin Evropian mbi propozimin e heqjes së vizave për Kosovën. Mandati do të duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian”, njofton Komiteti LIBE.
Nëse propozimi i Komitetit LIBE votohet në Parlamentin Evropian, atëherë vendimi për heqjen e vizave për kosovarët do t’i takojë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.