Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në emisionin “Pressing” është përgjigjur nëse do ta mbante fotografinë e presidentit Hashim Thaçi në zyre, po të zgjidhet kryeministre.
Osmani ka thënë se sipas Ligjit, fotografia e Presidentit të vendit kërkohet të jetë e pranishme të objektin e Qeverisë, por nuk përmendet zyra e Kryeministrit.
Ajo thotë se fotografia mund të vendoset diku në ndërtesë, por assesi në zyrën e saj.
“Absolutisht jo në zyrën time. Nuk ka nevojë me ligj të mbahet. Por unë shpresoj se nuk do ta kemi për shumë gjatë Thaçin, por një president apo presidente tjetër”, është shprehur Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.