Kandidati për deputet nga PDK-ja, Migjen Kelmendi, ka thënë se PDK-ja pranon “fajin” e së kaluarës dhe po merr veprime konkrete.


Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se PDK po e pranon pjesën e përgjegjësisë dhe sipas tij ka filluar ta “pastrojë oborrin e vet”.

Ai thotë se PDK-ja ka larguar nga lista e kandidatëve për deputetë edhe themeluesit e partisë që sipas tij është dëshmi se e kanë seriozisht luftën kundër korrupsionit.

Reklamë

Kandidati për deputet nga PDK-ja, ka sulmuar kryetarin e Vetëvendosjes, pasi sipas tij, Kurti ka luajtur me flamurin kombëtar.