Subjektet politike kanë ashpërsuar diskursin e tyre në prag të dhjetëditëshit të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Derisa partitë shumicë shqiptare kanë vazhduar të proklamojnë ofertat e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit, duke thumbuar rivalët politikë, tensione më të mëdha ka në mjediset serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Disa politikanë serbë kanë alarmuar për presione, kërcënime e shantazhe, të cilat, sipas tyre, mund të përshkallëzojnë ditëve në vijim.
Vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë kanë kërkuar prej partive politike të përmbahen nga veprimet që mund ta cenojnë procesin. Për ata që shkelin rregullat janë paralajmëruar edhe gjoba deri në 50 mijë euro.
25 subjekte politike nga komunitetet shqiptare, serbe, boshnjake, turke, gorane dhe komuniteti romë, ashkalinj, egjiptianë (RAE) do të bëjnë fushatë për 120 ulëset e legjislaturës së shtatë të Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.