×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ramush Haradinaj e hap fushatën zgjedhore nga Amerika

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 8:03

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Atje ai ka mbajtur një tubim me bashkatdhetarë dhe është shprehur nga atje se është i bindur në fitoren e koalicionit AAK-PSD me 6 tetor.

    Postimi i Haradinajt:

    Në këto çaste kur po hapet edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë, ndodhem për vizitë zyrtare në ShBA.

    Edhe pse larg, jam mes bashkatdhetarëve tanë, që me zemër janë në Atdhe dhe nga ta po marr mbështetje të parezervë për vendimet e mëdha që ia rikthyen qytetarit të Kosovës, dinjitetin dhe ndjenjën e krenarisë.

    Për kontributin e madh për çështjen shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, kam ndarë për shoqata e veprimtarë të shumtë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”.

    Shqiptarëve të Amerikës, ata që ishin krahu më i fuqishëm në shtetkrijim dhe shtetbërje, ua kemi borxh një Kosovë 100% brenda kufijve të saj, pa pikëpyetje të shtetësisë dhe ekonomikisht të zhvilluar.

    Nga New York-u, i bindur se opcioni i koalicionit AAK-PSD është fitues, uroj që zgjedhjet të pasqyrojnë kulturë të lartë dhe pjekurinë politike e demokratike të shoqërisë sonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!