Kandidatët e partive politike sot zyrtarisht e kanë nisur fushatën zgjedhore për të kërkuar votat për të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa ka ditë që ata kanë bërë parafushatë nëpër oda, por edhe duke shkuar për vizitë në biznese të ndryshme, nga sot kanë vendosur edhe posterët në qytete të ndryshme.
Kandidati për deputet nga PDK, Xhavit Haliti, tashmë ka vendosor një poster gjigant një nga qytetet e vendit, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se fushata zgjedhore që ka nisur sot do të zgjasë 10 ditë, pra mbyllet saktësisht me datë 4 tetor, kurse më 5 është heshtje zgjedhore, ndërsa më datë 6 do të mbahen zgjedhjet, ku qytetarët do të vendosin se kush do ta drejtojë qeverinë në mandatin e ardhshëm.
Kandidatë për kryeministër janë Kadri Veseli nga PDK, Vjosa Osmani nga LDK, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD, Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, AKR dhe PD sidhe Nenaq Rashiq nga koalicioni “Sloboda”.
Më 6 tetor garojnë 20 janë parti politike dhe iniciativa qytetare, derisa në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës në korrik të këtij viti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.