×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rufki Suma tregon nëse do ta mbështes ndonjë parti për zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 9:02

    Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka dal me një deklaratë me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.


    Ai thotë se si kryetar i komunës së Hanit te Elezit, nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje.

    Suma fton qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare, shkruan Reporteri.net.

    Letra e plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Nga sot (25.09.2019) edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës që do të mbahen me 6 Tetor 2019.

    Në emërin tim personal dhe të komunës së Hanit te Elezit ftojë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që me dt. 6 Tetor 2019 të dalin masivisht për të kryer obligimin e tyre qytetarë dhe të votojnë për kandidatët që mendojnë se janë më të mirët për të përfaqësuar popullin dhe për të qeverisur me Kosovën në katër vitet e ardhëshme.

    Unë si kryetar i komunës së Hanit te Elezit, nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje dhe ftojë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare .

    Të gjithë kandidatëve për deputet dhe subjekteve politike ju dëshirojë suksese në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!