×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Partia e Gëzim Kelmendit hap fushatën pa asnjë qytetar

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 11:46

    Partia Fjala sot ka hapur zyrtarisht fushatën me sloganin “Kundër të keqes”.


    Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, tha se sot nuk i kanë ftuar qytetarët të jenë prezentë në hapjen e fushatës së partisë së tyre pasi sipas tij qytetarët janë lodhur mashtruar dhe varfria dhe nuk është e drejt t’u kërkohet edhe të dalin të tubime zgjedhore.

    Sipas tij, platforma e partisë “Fjala” për zgjedhjet e 6 tetor përfshinë uljen e pagës së qytetarëve pasi sipas tij luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit duhet të fillojë nga politika.

    Kandidati për deputet nga partia “Fjala”, Avni Çakmaku tha se programi i partisë “Fjala” bazohet në moral dhe vlera për të cilat i ftoi qytetarit t’i bashkohen këtij vizioni.

    Sipas tij synim i “Fjalës” është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit për çka shfaqi skepticizmin dyshimet se këto dukuri negative mund të luftohen nga partitë e tjera.

    Partia “Fjala” ka gjithsej 50 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!