Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani, në hapjen zyrtare të fushatës së këtij koalicioni në Gjilan, ka thënë se qytetarët më 6 tetor kanë ofertën më të mirë, atë të koalicionit AAK-PSD.
“Ne si koalicion kemi çfarë t’u ofrojmë qytetarëve edhe për qeverisjen deri sot por edhe kemi ofertën më të mirë si koalicion për zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë ai, duke shprehur i bindur në fitoren e këtij koalicioni.
Hasani ka thënë se ky koalicion ka kandidatët më të mirë për deputetë nga rajoni i Anamoravës.
Ai ka thënë se qytetarët kanë shumë arsye për ta votuar më 6 tetor koalicionin AAK-PSD, pasi sipas tij, Ramush Haradinaj në qeverisjen e deritanishme si kryeministër ka treguar se nuk ka cenim të sovranitetit.
Hasani ka thënë se Qeveria Haradinaj ka marrë vendime të mëdha, vendimi për ushtrinë, taksën dhe ringjallja e Trepçës e shumë vendime të tjera, si ato për mbrojtjen e prodhimeve vendore, është arsye që qytetarët t’i japin besimin Haradinaj që të vazhdojë me qeverisjen në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.