Partitë politike do të bëjnë sot tubimet për hapjen e fushatës.


Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur që fushatën ta hapë  në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicë.

Por para tubimit të planifikuar nga ora 17:00 në sheshin “Mehë Uka”, Veseli ndryshe nga kundërkandidatët e tij, do të shkojë në veri të vendit.

Reklamë

Kandidatja për deputete nga PDK  nga komuna e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka konfirmuar për Reporteri.net se Veseli sot para sot do të shkojë në Veri ku do të takojë qytetarët dhe strukturat e partisë atje.

“Në orën 15:30 ai do të jetë i pranishëm në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut. Pastaj do të mbahet tubimi hapës i fushatës në sheshin ‘Mehë Uka'”, ka deklaruar Idrizi. /Reporteri.net/.