Në fillim të këtij muaji, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, kishte njoftuar se do të tërhiqet nga politika.


Përmes një postimi në Facebook ai kishte thënë se arsyeja për këtë është gjendja e tij shëndetësore, shkruan Reporteri.net.

Por, disa ditë më vonë ai ishte takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Reklamë

Kelmendi kishte thënë se do ta mbështesë Veselin në garën e tij për kryeministër të Kosovës.

Mbështjetjen e ka treguar edhe sot në tubimin hapës të PDK-së në Mitrovicë. Ramiz Kelmendi është parë afër kandidatëve për deputetë të kësaj partie./Reporteri.net/