AAK ka mbajtur sot tubimin hapës të fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit në Suharekë.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka munguar sot në këtë hapje pasi që gjendet në vizitë zyrtare në SHBA.
Përveç të tjerëve, para të pranishmëve në sallën e stërmbushur ka folur Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se dihet qartë arsyeja e dorëheqjes së Ramush Haradinajt.
“Është shumë e kjartë arsyeja pse na prunë deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ishte taksa, ishte ushtria, ishte pengesa për mos me i leju të tjerët me bo pazare me tokat tona, ishin vendimet që nuk ju kanë shku në favor atyre që nuk ia kanë dashtë të mirën Kosovës dhe me të drejtë mendoj se Ramushi ia ktheu sovranin popullit, ia ktheu qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.