Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Ministrisë së Integrimit Evropian, pas hapjes së fushatës elektorale në Mitrovicë, ka folur për fuqizimin e gruas në Kosovë.
Hoxha ka theksuar se “kur vendit i duhet më shumë se kurrë ecja përpara, drejt vlerave euro-atlantike, do të angazhohem fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e gruas, si deri më tani, me vepra”.
Ja postimi i plotë i Dhurata Hoxhës:
Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë, në një atmosferë madhështore, hapi fushatën e cila më 6 tetor do të jetë fituese e padiskutueshme me platformën e kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veselit me Listën e kandidatëve më të mirë.
Së bashku me shumë qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Mitrovicës pa dallim, me praninë e vet, rikonfimuam se Mitrovica ishte dhe mbetet bastion i PDK-së, qytet i Kryeministrit të ardhshëm, qytet që vendit i jep krenari.
Sot, kur vendit i duhet më shumë se kurrë ecja përpara, drejt vlerave euro-atlantike, do të angazhohem fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e gruas, si deri më tani, me vepra!
Urime dhe suksese për të gjithë kandidatët e PDK-së, voto 112!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.