Kandidati i PDK-së për deputet, Hisen Berisha, shprehet i bindur se partia e tij do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai pas takimi që ka zhvilluar në disa fshatra të Obiliqit, ka shkruar në Facebook se vetëm një program politik qeverisës i PDK-së, mund ta bëj Kosovën një vend që ta duam të gjithë.
Postimi i tij i plotë:
Kastriot-Graboc
Pas nisjes madhështore të gares së fitores së PDK-së në zemrën e Kosovës- Mitrovicë, një takim e pritje madheshtore nga qytetarë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të shumtë të Dëshmorit Faik Mjeku, nga Graboci, ShipiBtulla e personalitete nga rrethe tjera, ku qetësisht frymon fitorja e PDK-së!
Ajo që binte në sy në këtë takim vëllazëror ishte prezenca masive e të rinjëve. Kjo është tregues i dashurisë ndaj vendlindjes e atdheut.
Vetëm një program politik qeverisës i PDK-së, mund ta bëj Kosovën një vend që ta duam të gjithë.
“ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA”-327