Kandidati për deputet nga PDK, njëherit ministër në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se lagjja “Kodra e Trimave”, apo siç njihet ndryshe si “Vranjevci”, është pasqyra e ndryshimit që po e sjell PDK-ja për Prishtinën, ngjashëm si për gjithë Kosovën.


Ai përmes një shkrimit në Facebook thotë se për çdo ditë dhe në çdo kënd, PDK-ja po frymon fitore dhe progres, për të ardhmen e atdheut tone, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i tij:

Reklamë

Kodra e Trimave është pasqyra e ndryshimit që po e sjell PDK-ja për Prishtinën, ngjashëm si për gjithë Kosovën.

Mbrëmë, vizionit tonë për shtet ndërtim iu dha mbështetja e plotë e qindra bashkëqytetarëve tanë nga kjo lagje emblematike e kryeqytetit.

Për çdo ditë dhe në çdo kënd, PDK-ja po frymon fitore dhe progres, për të ardhmen e atdheut tonë dhe secilit qytetar të Republikës.

Bashkë po e ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin. #PDK112 #AbelardTahiri20

Reklamë