×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj kthehet nga Amerika, mbanë tubim në Prishtinë

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 12:50

    Sot është dita e dyte e fushatës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.


    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerin e koalicionit, PSDK-në radhën e tubimeve, që e nisën dje në Suharekë, sot do ta vazhdojnë me një tubim të paralajmëruar në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të AAK-së, tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe nga ora 18:00.

    Tubimit sot pritet t’i bashkangjitet edhe i nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili dje ishte për vizitë zyrtare në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!