Dita e dytë e fushatës zgjedhor ka vazhduar të mbushë sallat në qytete të ndryshme, ku partitë politike po bëjnë fushatë.
Mirëpo koalicioni NISMA-AKR-PD në këtë aspekt me sa duket nuk i ka aspak punët mirë. Në tubimin e fundit që ky koalicion ka mbajtur gjatë ditës së sotme në qytetin e Skenderajt, numri i pjesëmarrësve ka qenë jashtëzakonisht i vogël.
Megjithatë ky tubim nga Nisma u cilësua si spektakolar në videon që ata kanë publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se si lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ashtu edhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli vazhdojnë të potencojnë se koalicioni NISMA-AKR-PD, do të jetë vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 6 tetorit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.