Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen e LDK-së për dy dekada në shëndetësi.
Ai ka thënë se është dashur shumë punë për të ngritur shërbime të mirëfillta shëndetësore në QKUK.
Me këtë rast, ministri Ismaili ka kujtuar edhe rastet të vështira të cilat i ka gjetur me marrjen e mandatit.
Ai ka thënë se në kohën e LDK-së janë bërë operacione me llupë.
“Sesa keq e kemi gjetur shëndetësinë tregon edhe ky fakt. Në kohën e LDK-së janë bërë operacione me llupë. Në shekullin 21 kanë nodhur këto gjëra në Prishtinë”, ka thënë ministri Ismaili.
Sipas ministrit Ismaili, shërbimet janë prishur edhe me qëllim gjatë LDK-së për shkak se qytetarët i kanë orientuar në spitale private.
Ai ka folur edhe për abuzimet me çmimet e barnave. Ai ka përmendur se gjatë këtyre dy viteve qeverisje janë blerë 12 milionë euro barna më lirë sesa në kohën e LDK-së.
Në fund, ministri Ismaili ka thënë se në qeverisjen e re, në 3 muajt e parë do të nis dhurimi i barnave falas për të prekurit nga sëmundjet kronike.
Kurse, ai ka shtuar se brenda 8 muajve do të funksionalizojë edhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.