×
  • Lajme
  • Pa kategori

    U kthye nga Amerika për të përkrahur AAK-PSD, Molliqaj flet për ish-deputetin e VV-së

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 23:48

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka marrë pjesë sot në fushatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partisë Socialdemokrate në Prishtinë. Krasniqi, i cili jeton në SHBA, duket se po përkrah PSD-në e Shpend Ahmetit dhe AAK-në.


    Përkrahjen e Krasniqit e ka cilësuar konfirmim për rrugën e drejtë të koalicionit AAK-PSD, sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

    Molliqaj ka thënë se Krasniqi gjithmonë është rreshtuar përkrah atyre që e kanë mbrojtur Kosovën.

    “Miku im Florin Krasniqi, që përherë është rreshtuar përkrah atyre që e kanë mbrojtur Kosovën, me ardhjen e tij na e konfirmoi që jemi në rrugë të drejtë dhe të reshtuar mirë. 100% për Kosovën bashkë me njerëzit që dhanë shumë për të”, ka shkruar Molliqaj në Facebook të enjten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!