Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka vizituar Junikun duke treguar se iu ka përgjijur mbështetjes masive të referendumit për shtetin e fortë.
“Koalicioni AAK-PSD, i përbërë nga njerëzit e sprovuar që ditën të udhëheqin me logjikë sovrane, do të dijë të zhvillojë sektorin privat, të subvencionojë bujqësinë dhe prodhimin vendor për të krijuar vlerë të shtuar për ekonominë e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje ai rikujtoi se do të dal fitues me gjashtë tetor, për të hapur një kapitull të ri të rritjes ekonomike prej 6 përqind.
Statusi i plotë:
Juniku i qëndresës historike dje, i bashkuar sot me konceptin 100% Kosovë, prapë po e shkruan historinë, duke iu përgjigjur mbështetjes masive të referendumit për shtetin e fortë e të sigurt, ekonomikisht të rimëkëmbur. Koalicioni AAK-PSD, i përbërë nga njerëzit e sprovuar që ditën të udhëheqin me logjikë sovrane, do të dijë të zhvillojë sektorin privat, të subvencionojë bujqësinë dhe prodhimin vendor për të krijuar vlerë të shtuar për ekonominë e vendit. Me ofertën më të mirë për qytetarët dhe përkrahjen popullore, ne do të dalim fitues me gjashtë tetor, për të hapur një kapitull të ri të rritjes ekonomike prej 6 përqind dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mbështetja e vizionit 100% shtet është konfirmim i guximit tonë me kriju për Junikun dhe tërë Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.