Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës ka përqindje më të madhe të zgjidhjes së lëndëve sesa gjykatat tjera në Kosovë dhe këtij rezultati i ka kontribuar Qendra e Ndërmjetësimit.
Ines Aleviq, nga Qendra Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (Qendra e Ndërmjetësimit): Nga 490 lëndë gjyqësore dhe padi gjatë një viti paraprak nëpërmes procesit të ndërmjetësimit janë zgjidhur 486 lëndë.
Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës gjatë vitit paraprak ka pasur përqindjen më të madhe të zgjidhjes së lëndëve nga të gjitha gjykatat themelore në Mitrovicë.
Këtij rezultati i ka kontribuar në masë të madhe shfrytëzimi i Qendrës Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (Qendra e Ndërmjetësimit).
Çështja e ndarjes së lëndëve gjykatësve gjithashtu është zgjidhur në mënyrën që lëndët në të cilat janë kyçur palët serbe udhëhiqen në gjuhen serbe dhe u ndahen gjykatësve, të cilët flasin gjuhën serbe.
Megjithatë, një pjesë e Marrëveshjes së Brukselit për Gjyqësorin ka mbetur e pazgjidhur dhe ka të bëjë me mekanizmat për njohjen e vendimeve, të cilat i kanë sjellë gjykatat serbe në Kosovë deri më 27 tetor 2017.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.