Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ditën e shtunë e nisi me vrap nga Parku i Gërmisë.
Kreu i AAK-së, që është edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka postuar në Facebook një fotografi duke vrapuar.
Me këtë foto ai ka paralajmëruar fitoren e koalicionit AAK-PSD.
“Mirëmëngjesi miq nga Parku i bukur i Gërmisë. Gati për fitoren e madhe të gjashtë tetorit”, ka shkruar Haradinaj.
