Kandidatii PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, mbrëmë ka takuar edhe banorët e Shalës së Lipjanit.
Ai ka premtuar se prodhuesve do ua subvencionojnë interesin e kredisë deri në 80 për qind për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, si dhe ka premtuar themelimin dhe zhvillimin e Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.
“Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane. Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve. Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin! Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.