×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Banori i Novobërdës “për pak” t’i mbys me traktor, zyrtarët e AKP’së që tentuan t’ia konfiskojnë drunjtë

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 11:27

    Një person në fshatin Zebincë të Novobërdës, ka rrezikuar jetën e zyrtarëve të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (APK), pasi këta të fundi ja konfiskuan drunjtë.


    Policia e Kosovës ka raportuar se një person është arrestuar në Zebincë, i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK’së.

    Sipas raportit 24 orësh thuhet se ky veprim i të dyshuarit ka ardhur pasi që zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale.

    Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

    Fsh. Zebincë, Novobërdë 26.09.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK’së. I dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!