Në fillim të këtij muaji, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, kishte njoftuar se do të tërhiqet nga politika.
Përmes një postimi në Facebook ai kishte thënë se arsyeja për këtë është gjendja e tij shëndetësore, shkruan Reporteri.net.
Por, disa ditë më vonë ai ishte takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kelmendi kishte thënë se do ta mbështesë Veselin në garën e tij për kryeministër të Kosovës.
Mbështetjen e ka treguar edhe sot në tubimin elektoral që PDK po mban në Pejë. Në tubim në momentin kur moderatorja falënderon në emër të PDK-së Ramiz Kelmendin për pjesëmarrje, “ndizet” atmosfera pasi të gjithë ngiten në këmbë për ta përshëndetur. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:




