Jetlir Zyberaj, i cili është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ua ka ndalur zyrtarëve nga Beogradi të hyjnë në Kosovë për të bërë fushatë.
Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është marrë pas kërcënimeve që po i bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.
Postimi i plotë i Zyberajt:
“Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bejnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohën kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi.
Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kesaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.
E hyrja për në Kosovë i është ndaluar edhe zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit.
joviqi, që shef ka Marko Gjuriqin, me këtë rast ka deklaruar se “represioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon” dhe ato shtohen në intensitet me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.