×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Klinës do t’ia sjellim aktivizimin e minierës së Boksitit në Volljakë

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 21:09

    Pas Istogut, AAK dhe PSD kanë mbajtur tubim edhe në Klinë.


    I nominuari për Kryeministër nga ky koalicon, Ramush Haradinaj ka thënë se Klina e ka vulosur në mënyrë madhështore rreshtimin me opsionin fitues, përderisa për Klinën ka paraparë planin e aktivizimit të minierës së Boksitit në Volljakë.

    Njoftimi i plotë nga Haradinaj:

    Klina e vulosi sonte në mënyrë madheshtore rreshtimin me opsionin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, atë të koalicionit AAK-PSD, si garancë për Kosovën unike.

    Tani pasi kemi forcuar sistemin e sigurisë dhe drejtësinë, kemi vendosur rregull në sektorin publik me Ligjin për Paga, fokusi ynë do të jetë në mbështetjën e sektorit privat sipas logjikës më pak taksa – më shumë punësim. Me krijimin e Zonave Ekonomike, u kemi krijuar komunave qasje në pronat që e determinojnë zhvillimin ekonomik.

    Koncepti 100% shtet parasheh planin e aktivizimit të minierës së Boksitit në Volljakë, rritje ekonomike me pragun e poshtëm prej 6%, uljen e informalitetit 4%, krijimin e fondeve të posaçme për bujqësisë dhe agroindustrinë, si dhe një fondi për punësim.

    Vota më 6 tetor për koalicionin AAK-PSD dhe numrin 119, Kosovën e vendos në trajektoren e zhvillimit të hovshëm ekonomik.

    #ReferendumPerShtet
    #AAKPSD119
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!