Kandidati i koalicionit AAK-PSD për deputet, Shpend Ahmeti, nga Podujeva ka dërguar mesazh për mbrojtjen e kufijve të vendit.
Ai ka thënë se rreziku për ndarje të Kosovës nuk ka kaluar, por se me Haradinajn si kryeministër dhe koalicionin e tyre në qeveri nuk do të ketë ndarje.
“Rreziku nga ndarja ende s’ka kaluar. Rreziku i ndarjes së Kosovës është ende këtu. Ky koalicion është garanc që nuk do të ketë pushtet të nivelit të tretë. Duhet të përmirësojmë jetën e gjithsecilit edhe atyre që janë në Veri, por më nuk ka as territore me dhanë”, ka thënë Ahmeti, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se koalicioni AAK-PSD do të punoi që Republika e Kosovës të jetë 100 %. /Reporteri.net/.