Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli,pasi ka vizituar një fermë të deleve, ka premtuar se si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë.
Ai thotë se me PDK-në do të jetë një bujqësi dhe blegtori shumë më e zhvilluar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Një vizitë të shkurtër sot kisha në fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës, që me këtë punë mbajnë familjen e tyre.
Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë.
Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje.
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112, për një bujqësi dhe blegtori shumë më të zhvilluar! #PDK112
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.