×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Djali i heroit Agim Ramadani falënderon Haradinajn për ushtrinë e Kosovës

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 18:51

    Djali i Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, është parë sot në tubimin e koalicionit AAK-PSD në Obiliq.


    Ai ka marrë edhe fjalën ku ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj për vendimet e tij të mëdha.

    “Jam i nderuar që sot jam në mesin tuaj dhe në mbështetjen e shokëve të babit. E falënderoj përzemërsisht kryetarin Xhafer Gashi për punën që po e bën për qytetarët e vet. Kryeministrit i falënderohem për vendimet e mëdha për shtetin e Kosovës, në veçanti atë të bërjes së komandantit tonë, të Rrustem Berishës si Ministër i Mbrojtjes të Ushtrisë së Kosovës, ju uroj suksese dhe na priftë e mbara”, deklaroi Jeton Ramadani.

    Ramadani erdhi enkas nga Zvicra në përkrahje të kryeministrit Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!