Kandidati për deputet i AAK-së, Bajram Hasani, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e di ku është korrupsioni andaj e ka slloganin e zgjedhjeve për luftimin e korrupsionit.
“PDK-së i shkon sllogani me luftu korrupsionin se e dinë ku është, me pasë vullnetin e mirë dhe nuk ka faj kryeministri Haradinaj që thotë se kur po flasin PDK-ja për luftimin e korrupsionit po më doket se është 1 prilli”, ka thënë Hasani.
Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.
Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.
Pjesë e këtij debati do të jenë: Remzi Smajli dhe Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor Hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.