Sot partitë politike vazhdojnë ditën e shtatë të fushatës elektorale.


PDK tubimin kryesor do ta ketë në Gjilan, LDK në Istog, Vetëvendosje në Gjakovë, AAK-PSD në Gjilan dhe NISMA në Drenas, shkruan Reporteri.net.

Tubimet e PDK-së

Reklamë

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli tubim me qytetarët e Komunës së Kamenicës ( Palestra e Sporteve, ora 15:30)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli tubim me qytetarët e Komunës së Gjilanit. (Palestra e Sporteve, ora 17:00)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, tubim me qytetarët e Komunës së Vitisë. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:30)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, takim me ndërmarrës të Komunës së Ferizajt.

Tubimet e LDK-së

Reklamë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani mban takim me qytetarë në Istog. (Në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 15:30)

Tubimet e VV-së

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Gjakovë. (Salla e sporteve “Shani Nushi”, ora 19.00)

Tubimet e AAK-PSD

Reklamë

Koalicioni AAK-PSD mban tubim zgjedhor në Viti. (Para Shtëpisë së Kulturës, ora 16:00)

AAK-PSD mban tubim zgjedhor në Gjilan. (Parku “Dardania” në lagjen “Dardania”, ora 18.00)

AAK-PSD mban tubim zgjedhor në Lipjan. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 19:30)

Tubimet e NISMA-s

Reklamë

Nisma mban tubim me qytetarë në Drenas. ( Salla e Kulturës, ora 16:00)

Nisma mban tubim me qytetarë në Lipjan. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:00)

Nisma mban tubim me qytetarë në Fushë Kosovë. (Salla e Stacionit Hekurudhor, ora 18:00). /Reporteri.net/.

 

Reklamë