×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 13:07

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit.


    Ai thotë se breza e breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës, që gjeneratat e reja t’i përkushtohen dijes dhe vlerave tona si vend, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Breza e breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës, që gjeneratat e reja t’i përkushtohen dijes dhe vlerave tona si vend.

    Sot, në ditën e parë të vitit të ri Akademik, vizitova Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit. Drekova bashkë me studentë dhe pashë nga afër kushtet dhe ambientet e tyre.

    Si Qeveri kemi treguar kujdes të veçantë për këtë qendër, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inventarit, për t’u dalë zot 4 mijë studentëve që qëndrojnë në konvikte dhe 6500 studentëve që ushqehen në mensë dhe ky kujdes do të vazhdojë!
    Urime ky vit i ri Akademik!
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!