Nënkryetari i PDK-së, njëherit kandidat për deputet, Enver Hoxhaj, është i bindur se partia e tij do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai thotë se PDK është gati për punët e mëdha e sfidat që e presin vendin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Takime shumë të mira në Lipjan dhe Kaçanik. Mbrëmë u prita në familjen e Safet Gashit nga Dobraja e Vogël e Lipjanit.
Dëgjova me vëmendje sugjerimet për nevojat që ka fshati dhe biseduam për mënyrën se si mund të gjejmë së bashku zgjidhjet.
Po ashtu me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazin takuam kandidatët për deputetë nga ky qytet, Kosovare Murselin dhe Bahri Selimin.
Të gatshëm për punët e mëdha e sfidat që kemi përpara. Ndërsa bashkëbisedimi me qytetarët e Kaçanikut ishte një kënaqësi e veçantë.
Besimi në vlerat që përfaqëson PDK është motiv shtesë për fitoren me 6 tetor! #EnverHoxhaj4 #PDK112