×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli: Në qeverisjen time prodhuesve vendor do t’ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 %

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 14:58

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka vizituar sot kompaninë vendore “KonSoni”.


    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se në qeverisjen e tij të gjithë prodhuesve vendorë që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Prodhuesit vendorë kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale. Tregun tonë duhet ta mbushim me produkte vendore, siç po bënë edhe kompania “KonSoni”, e cila i furnizon tregtarët, restorantet dhe konsumatorët me produkte cilësore të mishit të freskët.

    Në qeverisjen time, të gjithë prodhuesve vendorë që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind.

    Duke fuqizuar prodhuesit dhe rritur prodhimtarinë vendore, ne e zhvillojmë ekonominë tonë.

    Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!