×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi i saj

    Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë

    Reporteri
    30 Gusht 2026 | 22:37

    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për kontrollin e grurit të importuar në Kosovë, duke pretenduar se sasitë e importuara kontrollohen shumë pak.

    Ymeri ka thënë se, sipas të dhënave që i janë dërguar, për mbi një milion kilogramë grurë të importuar, pjesa më e madhe nga Serbia, merret mesatarisht vetëm një mostër për analizë.

    “Një kamion ka 25 ton, një kamion kontrollohet, 39 jo”, ka shkruar Ymeri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!